Hulumtimet në malet e ngrira të Norvegjisë, arkeologët gjejnë skinë druri 1,300-vjeçare

Në Norvegji, arkeologët po punojnë fort në malin Digervarden. 7 vite më parë ata gjetën një ski prej druri 1,300-vjeçare dhe që atëherë kërkimet nuk kanë ndaluar. “Secrets of the Ice”, një organizatë arkeologjike norvegjeze, ka vëzhguar vendin, duke kërkuar nëse ndonjë ski tjetër ndodhej aty.
Skitë e epokës para-Viking janë aq të paprekura. Organizata thotë se ato janë çifti parahistorik që janë ruajtur shumë mirë. Gizmodo zbuloi skinë parahistorike të zhdukur. Arkeologu Runar Hole dhe shoqëruesi i tij në një udhëtim në Bjørn Hessen e gjetën binjaken e saj gjatë një kontrolli në terren në shtator të këtij viti. “Secret of the Ice” shumë shpejt dërgoi një ekip për të gërmuar skitë prej druri. Klima e ftohtë e Digervarden e kishte ngrirë atë në copë akulli.
Skija e zbuluar është gjashtë metra e gjatë dhe shtatë centimetra e gjerë. “Secrets of the Ice” thotë se historia prapa atyre është ende një mister total. Arkeologët spekulojnë se skitë, të cilat dikush i kishte riparuar shumë here, mund të ishin lënë pas nga një gjahtar.
Nuk dihet nëse gjahtari nga “Epoka e Hekurit Romak” vdiq së bashku me skitë e tija. Është e vështirë të besohet se ata kishin braktisur sende të tilla të vlefshme, thonë arkeologët. /BW


