Banorja e parë jashtë Big Brother VIP, fat i keq për të në këtë edicion

Showbiz

Banorja e parë jashtë Big Brother VIP, fat i keq për të

Xhodi Skura, ishte banorja e parë e këtij edicioni që u eleminua nga Big Brother Vip Albania 5. Mbrëmjen e djeshme, publiku vendosi që mes Angelos, Senos, Lornës dhe Xhodit, kjo e fundit të linte shtëpinë.

Kujtojmë se Xhodi shkoi në televotim, pasi Lorna dhe Seno, të cilët rezultuan më pak të votuar nga votimi i hapur që nga spektakli i së martës, kishin të drejtën për të tërhequr dy banorë të tjerë më vete.

Dy banorët e zgjedhur ishin Angelo dhe Xhodi.Ndonëse kishte biletën e fatit, Xhodi u largua përfundimisht nga shtëpia, sepse bileta ishte vetëm vajtje. Pas eleminimit ajo ndau në studio dhe emrin e personit që ajo do që të fitojë Big Brother.

“Është shumë herët për ta thënë. Unë dua që ta fitojë Selinë”, u shpreh Xhodi në studio.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion