Atletja serbe poston video me këngën e Dua Lipës, fansat: “Pse atë, ajo mbështet Shqipërinë e Madhe"

Dua Lipa ka dalë hapur kundër serbëve, këta të fundit gjithashtu e urrejnë atë. Ndërkohë, jo të gjithë mendojnë keq për këngëtaren me famë botërore. Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviq ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ajo tregonte stilin e saj të veshjes. Muzika e videos ishte “Levitating”, e këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.
Por ky postim nuk u prit aspak mirë nga fansat e saj në Serbi. “Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”. Këto ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit.
View this post on Instagram
Këto komente, ish- tenistja i ka injoruar.


