Tirana pa drita për shkak të punimeve, OSHEE njofton zonat që do preken

Tirana në datat 19 dhe 20 do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të disa punimeve që do bëhen. Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE-së, punimet do bëhen në NST Selitë, ndërsa ndërprerja do jetë nga ora 00:00- 05:00.
“Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë. Stakim, 19-20 tetor. Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 tetor do të kryhen punime në NST Selitë gjatë intervalit kohor 00:00-05:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë; 19 tetor
Pjesërisht: zona pranë Pallatit të Sportit, rruga “Dritan Hoxha”
20 tetor. Pjesërisht: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”,
Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Dëshmorët” pranë KMY, biznese private brenda territorit të ish “Misto Mames”, Kaon, rruga “Tish Daia”, “Kodra e Diellit”, Zona prane ish SMT, zona prane ish Drejtorise se ujrave (Selite), Lagjia Garunj, Mjull Bathore, Lundër, Vishnje, Arbanë”, njofton OSHEE.


