“Atij i pëlqejnë burrat”, modeli Yll Dreshaj merr zyrtarisht letrën e divorcit nga nëna e tij në fermë

Showbiz

“Atij i pëlqejnë burrat”, modeli Yll Dreshaj merr

Yll Dreshaj ka përjetuar një moment të veçantë mbrëmjen e djeshme, kur në fermë mbërriti nëna e tij për t’i dorëzuar një letër që konfirmon përfundimin e martesës së tij nga ish-partnerja.

"Kam ardhur t’i tregoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim,” tha ajo.

Pas këtij lajmi, moderatorja Luana Vjollca nuk nguroi që ta pyeste fermerin se si ndihej tani që mori letrën.

“Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten në një peng… mendoja se si do të pritej. Ky lajm më ndryshoi jetën dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time,” u shpreh Ylli.

Kujtojmë se historia e tij u bë publike disa javë më parë, kur në fermë mbërriti një letër nga ish-bashkëshortja, e cila i kërkonte atij të mos e përmendte emrin e saj. Ajo pretendonte se arsyeja e ndarjes kishte qenë orientimi seksual i Yllit, duke pohuar se ai kishte shfaqur interes për burra në disa situata të caktuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion