Aksidenti me vdekje te Shkëmbit të Kavajës/ Zbardhet dëshmia e 31 vjeçares: Shoku im përfundoi nën jetski

Aktualitet

Aksidenti me vdekje te Shkëmbit të Kavajës/ Zbardhet dëshmia

31-vjeçarja e plagosur në aksidentin tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës ka dalë nga rreziku për jetën. Vera Ruani me shtetësi angleze ishte në mjetin lundrues me 34-vjeçarin, Silvester Dheug, kur kanë humbur kontrollin e mjetit lundrues dhe kanë rënë në ujë. 34-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. 

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e saj lidhur me ngjarjen e rëndë. Ajo ka treguar se pasi kishin marrë motorin e ujit me qera, ata ishin pajisur gjithashtu me jelekët e shpëtimit por jo me skafandra.

Më tej ka rrëfyer se sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, rreth 150 m larg bregut, pranë Shkëmbit të Kavajës, drejtuesi Dheug, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe, ka tentuar një manovër rrethore e cila ka bërë të përfundojnë në ujë.

Vajza ka treguar se pas manovrës ajo është shkëputur nga mjeti, kurse shoku i saj ka ngelur nën mjet dhe dyshohet se është asfiksuar. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 11:15, kur shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë njoftuar për incidentin dhe kanë reaguar menjëherë duke shkuar me mjet lundrues për të dhënë ndihmën e parë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion