Antonela nuk i beson më Atdheut, e zëvëndëson me Fationin. Ja për çfarë bëhet fjalë

Antonela dhe Atdheu duket se nuk do kenë më asgjë bashkë. Përpjekja e tyre për tu njohur duket se dështoi, që pas incidentit që ndodhi mes tyre në takimin e fundit. Ndërkohë që në skenë ka dalë Fation Kuqari. Ky i fundit u kap mat nga disa ndjekës, në makinë me Antonelën.
Në fillim, konkurrentja kishte postuar një vajzë tjetër në rrjetin social “Instagram”, duke treguar që nuk ishte ajo, por në intervistën për aplikacionin e “Për’puthen”, ajo kishte treguar të gjithë ngjarjen. Antonela tregojë që Fationin e ka mik dhe se ai i ka dhuruar një palë syze, për t’i bërë reklamë dyqanit të tij. Ndërsa, të martën mbrëma Antonela postoi disa video, teksa ishte duke darkuar, ku vërehej edhe Fationi e disa miq të tjerë.


