Numërimi në Berat me ritme të shpejta, për PS kryeson Klosi, demokratët kanë votuar Hoxhajn

Politikë

Numërimi në Berat me ritme të shpejta, për PS kryeson Klosi,

Në qarkun e Beratit janë numëruar 123 nga 277 qendra votimi. KQZ ka raportuar se në Partinë Socialiste, kryeson ministri i Turizmit Blendi Klosi, me 6.687, i dyti renditet Bardhyl Kollçaku me 3.050 vota dhe e i treti renditet Nasip Naço me 2.657 vota. Për kandidatet femra, më e votuara në radhët e PS është Hatixhe Konomi 963 vota.

Për Partinë Demokratike, kandidati më i votuar është Bujar Hoxhaj, me 2.792 vota, i ndjekur nga drejtuesi politik i PD në këtë qark, Tomor Alizoti me 1.839 vota, i treti renditet Ardit Benja me 1.112 vota. Sa i përket kandidatëve femra, më e votuara deri më tani është Afërdita Gjini me 305 vota.

Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja e bërë sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Hatixhe Konomi – 963

Bardhyl Kollçaku – 3.050

Fadil Nasufi – 1.208

Nasip Naço – 2.657

Blendi Klosi – 6.687

Sara Satka 539

Jurgen Pushi – 80

Klajdi Qama – 515

Rabushe Hoxha- 441

Kandidatët e Partisë Demokratike (rendtija e bërë sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Tomor Alizoti – 1.839

Kasëm Mahmutaj – 978

Afërdita Gjini – 305

Bujar Hoxhaj – 2792

Pëllumb Nako – 121

Alketa Mukavelati – 148

Ardit Benja – 1112

Denis Sataçiu 86

Emira Arizi 346

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion