Anët e errëta të eventeve të bukurisë, miss-i shqiptar nxjerr sekretet: Të detyrojnë të...

Showbiz

Anët e errëta të eventeve të bukurisë, miss-i shqiptar

Xhensila Shaba, bukuroshja shqipare që ka marrë pjesë në evente bukurie si në Shqipëri edhe jashtë zbulon në "Ora Verore" se organizatorët kërkojnë nga vajzat të veshin, apo të bëjnë gjëra që nuk pëlqejnë në këmbim të famës.

Ronaldo Sharka: Çfarë prapaskenash ka në eventet e  bukurisë shqiptare?

Xhensila Shaba: Ka nga të gjitha, kur për shembull duhet të bësh diçka që ti nuk do, ose duhet të veshësh diçka që nuk të pëlqen. Janë vajzat ato të cilat duhet të flasin, në mënyrë që mos ndodhin në eventet e tjera mos të ndodhin të tilla gjëra.

Ronaldo Sharka: Çfarë ndodh si për shembull?

Xhensila Shaba: Të detyrojnë të veshësh një fustan, që është shumë i hapur, ku duket gjithçka, që unë për shembull nuk do doja ta vishja.  Për të marrë famë ata, duan të na nxjerrin ne sa më keq, sepse mua nuk më duket se mund të dalësh mirë, nëse je ekspozuar e gjitha.

ME TE LEXUARAT