Aktorja e njohur përlot me postimin: Kam kancer në mushkëri dhe pse nuk kam...

Aktorja e njohur, Kathy Griffin, përmes një postimi në "Instagram" ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.
“Më duhet t’ju tregoj diçka. Më duhet t’i nënshtrohem një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë. Po, kam kancer në mushkëri edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan. Doktorët janë optimistë, sepse është në stadin e parë dhe ka mbetur në mushkërinë e majtë. Shpresoj të mos bëj kimioterapi apo rreze pas operacionit dhe të marrë frymë normalisht.
Kanë kaluar 4 vite duke u përpjekur që të rikthehem në punë dhe t’ju bëj juve për të qeshur dhe për t’ju argëtuar, por unë do të jem shumë mirë”, tregon aktorja.
Kujtojmë që vite më parë, Kathy Griffin vendosi të rruante flokët për të mbështetur motrën e saj që ishte duke ndjekur terapinë e kimioterapisë,


