Ajo tha “po”, Cristiano Ronaldo i propozon Georginës me unazën 5 milionë dollarëshe

Showbiz

Ajo tha “po”, Cristiano Ronaldo i propozon Georginës me

Cristiano Ronaldo po martohet me partneren e tij Georgina Rodriguez, me të cilën është në lidhje që nga viti 2016 dhe së bashku kanë katër fëmijë.

Georgina e konfirmoi fejesën përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Po, po. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia,” duke shfaqur unazën e fejesës në dorë.

Modelja argjentinase nisi lidhjen me futbollistin portugez pasi e takoi në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh. Në qershor 2017, Ronaldo pati binjakë, Eva dhe Mateo, përmes një nëne surrogate. Në nëntor 2017 lindi vajza e tyre, Alana Martina, dhe më 18 prill 2022, Georgina solli në jetë binjakë; djali Angel vdiq gjatë lindjes, ndërsa vajza Bella Esmeralda mbijetoi.

Unaza që Ronaldo i dhuroi Georginës ka tërhequr vëmendje të madhe. Sipas ekspertëve, vlera e saj arrin deri në 5 milionë dollarë. Tobias Kormind nga ‘77 Diamonds’ në Londër tha se unaza ka rreth 35 karat në gurin oval qendror, të rrethuar nga gurë të tjerë ovalë me peshë rreth një karat secili, duke e çuar totalin në 37 karatë.

Kjo madhësi dhe vlera e unazës e vendos atë në një nivel të lartë, duke rivalizuar diamantët e famshëm si Taylor-Burton, një gur 69.42 karatësh që iu dhurua Elizabeth Taylor nga Richard Burton.

ME TE LEXUARAT