Sfida Shqipëri-Finlandë/ Interes i jashtëzakonshëm në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura për takimin e 12 nëntorit

Sport

Sfida Shqipëri-Finlandë/ Interes i jashtëzakonshëm në

Sfida Shqipëri-Finlandë është programuar më 12 nëntor. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe vlen për raundin e pestë të Ligës së Konferencës.

Mësohet se shifra e biletave të shitura po shkon në 20 mijë. Padyshim që stadiumi do të jetë “sold out” në sekorët e lejuar për tifozët kuqezinj.

Kombëtarja mban vendin e parë në grupin C1. Ndaj Finlandës duhet shmangur vetëm humbja, pasi edhe barazimi bën punë. Kështu që llogaritë përfundimtare do të bëheshin në transfertën e Bjellorusisë.

Për ekipin e Rolando Maran është objektiv vetëm vendi i parë. Kjo pasi shikohet si një mundësi më tepër për të shkuar në Europianin 2028 përmes “play off”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion