FOTO/ Momenti romantik nga dhoma e gjumit, Beniada Nishani publikon për herë të parë partnerin!

Beniada Nishani ka ndarë për herë të parë një fotografi ku shfaqet me partnerin e saj, duke zbuluar një moment nga jeta e tyre private.
Në imazhin e publikuar në “Instastory”, modelja shihet pranë partnerit në dhomën e gjumit. Ai shfaqet pa bluzë, ndërsa Beniada qëndron pranë tij, në një moment që duket se lidhet me fotografitë që kanë realizuar së bashku.
Krahas fotos, ajo ka ndarë edhe një mesazh me humor për partnerin, duke zbuluar një nga gjërat që vlerëson tek ai.
“Është i duhuri kur të bën të gjitha fotot që do dhe nuk ankohet kurrë”, shkruan Beniada.

Modelja ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg ekspozimit të tepërt publik. Megjithatë, më herët këtë vit ajo kishte treguar se ishte në një lidhje me një italian, të cilin e njihte prej vitesh.
Asokohe, Beniada u shpreh se ndihej shumë e lumtur, por preferonte ta ruante privatësinë e marrëdhënies.

Këtë herë, ajo ka ndarë edhe një pamje me partnerin, duke e shoqëruar me një batutë që shumë çifte mund ta gjejnë të njohur.


