VIDEO/ Aksident në 4200 metra lartësi, përplasen dy helikopterë pranë Everestit

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Nepal, ku dy helikopterë janë përplasur gjatë përpjekjes për t'u ulur pranë malit Everest.
Ngjarja ndodhi të martën në fshatin Pheriche, në një lartësi prej 4200 metrash mbi nivelin e detit, pranë kampit bazë të Everestit.
On Camera, 2 Helicopters Collide In Nepal While Landing, 1 KilledThe incident which the police confirmed happened at a heliport in Solukhumbu, 250 km from the capital city Kathmandu, has gone viral on social media https://t.co/BvNshe1VA7
— Shakeel Yasar Ullah (@yasarullah) November 3, 2026
Sipas Al Jazeera, nga përplasja humbi jetën një shtetas indian 47-vjeçar, ndërsa mbetën të plagosur një pilot nepalez dhe një shtetas nga Zelanda e Re.


