Rrjeti shqiptar i drogës u godit 3 ditë më parë në Itali, zbulohet roli i Genti Berishës në trafikun e 240 kg kokainë

Genti Berisha, 26-vjeçari shqiptar që shkaktoi vdekjen e një efektivi të policisë lokale në Milano, pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë, rezulton të jetë i përfshirë edhe në një hetim të gjerë për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Sipas mediave italiane, emri i tij është rishfaqur në dosjen hetimore të operacionit “Caveau 38”, të drejtuar nga Drejtoria e Antimafias në Milano, që zbuloi një skemë të dyshuar kriminale për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë dhe pastrimin e të paktën 14 milionë eurove.
Berisha akuzohet se ishte një prej personave që merrnin fitimet nga aktiviteti i paligjshëm i organizatës, ndërsa hetuesit kanë zbuluar edhe komunikime të koduara për transferimin e shumave të mëdha të parave mes vendeve të ndryshme evropiane.


