U denoncua nga 7 nxënëse të mit*ra për ngacmim seks*al, gjykata cakton masën për mësuesin në Vlorë (EMRI)

35-vjeçari Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku u njoh me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ai u akuzua për ngacmim seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.
Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”.
Nxënëset kanë deklaruar se i kanë interpretuar këto komente si ngacmim seksual.
Nga ana tjetër, në materialin e bërë publik nuk përmenden komunikime private përmes telefonit, mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.
Pretendimet e bëra publike lidhen me fjalët që ai dyshohet se ka përdorur gjatë zhvillimit të orës së fizkulturës në prani të klasës.


