Rrëzohet bombarduesi strategjik rus Tu-95/ 6 të vdekur, një i plagosur

Bota

1790698386_avionluftarak.jpg

Një bombardues strategjik rus Tupolev Tu-95 është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit dhe plagosjen e një tjetri.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia shtetërore TASS.

Sipas autoriteteve ruse, avioni po kryente një fluturim stërvitor dhe nuk kishte armatim në bord. Bombarduesi u rrëzua në një zonë të pabanuar.

Tu-95MS është një nga bombarduesit strategjikë të Rusisë dhe është i aftë të mbajë armë bërthamore. Avionë të këtij lloji janë përdorur edhe për lëshimin e raketave të lundrimit gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion