“Robotët do zëvendësojnë shumë vende pune”, mentoria e “Albanian Robotics”: Do jenë ndihmesë për njerzimin

Teknologji

“Robotët do zëvendësojnë shumë vende pune”,

Deri pak vite më parë, robotët humanoidë i shihnim vetëm në filmat fantastiko-shkencorë.

Sot, në fabrika, qendra kërkimore, ambiente shërbimi e madje edhe në jetën e përditshme, po prodhohen dhe testohen gjithmonë e më shumë të tillë.

Në Shqipëri është krijuar “Albanian Robotics Academy”, një akademi që angazhon gjimnazistët që kanë pasion teknologjinë.

Mentoria e kësaj akademie Eda Peshku ishte e ftuar në “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, ku së bashku me ekipin e saj, tregoi më shumë detaje.

“Ne na erdhi ftesa dhe në fillim ekipi ishte vetëm me djem. Por tani kemi edhe grupe me vajza që duan të përfshihen në teknologji dhe robotikë. Ne kemi përfaqësuar Shqipërinë në shtetet e kontinente të ndryshme. Kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë për një gjimnazist. Përveçse mësojnë nga ana teknike, shkëmbejnë edhe kulturat”, tha Eda Peshku, mentore e ekipit.

Braiden Muça tha: “Kur shkova në Kore pashë një ndryshim mes teknologjisë këtu, dhe teknologjisë atje. kur pash edhe gabimet që bënin skuadrat e tjera, nuk ishim të vetmit”.

Vanesa Vorpisi e cila ëndërron të bëhet një mjeke, u shpreh se e shikon këtë fushë të lidhur me robotikën, në një të armdhe.

“Unë pëlqej mjekësinë dhe e shoh që lidhet me robotikën. Robotika nuk mund të vazhdojë vetë, do duhet gjithmonë truri i njeriut”, tha ajo.

Daniel Qose, që pëlqen të vazhdojë studimet për inxhinieri, u shpreh: “Unë dua të vazhdoj për inxhinieri dhe kjo më shtyn të merrem me robotikë. Unë merrem me projekte të tjera individuale. E fundit është dizajnimi i krave të robotëve humanoid që do e marr sinjalin nga muskujt e krahut”.

Sipas mentores Eda Peshku, robotika do të zëvendësojë shumë vende pune.

“Është pasioni për teknologjinë. Robotika përfshin robotët reale. Në të ardhmen, do na zëvendësojnë në shumë vende pune. Robotët dhe humanoidët janë në ndihmesë të njerëzve. Roboti mund të bëjë punë të rënda dhe nuk kanë çfarë të pësojnë probleme shëndetësore. Këta njerëz që i bënin këto punë, mund të jenë “mekanikët” e këtyre robotëve, sepse do kenë nevoj për trurin e njerëzve që do i komandojnë”, tha ajo për “Takohemi n’Vizion”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion