Skandali i COVID-19 e la jashtë kombëtares, te Zvicra ndajnë mendjen për Xhakën

Përfaqësuesja e Zvicrës do të ketë sërish në radhët e saj Granit Xhakën për dy përballjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.
Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e planeve të trajnerit Murat Yakin për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Skocisë, ndërsa do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit.
“Ne e shqyrtuam këtë çështje nga perspektiva të ndryshme. Rrethanat specifike të të dyja rasteve, procedurat ligjore të përfunduara dhe pasojat sportive që kanë ndodhur tashmë, të gjitha morën pjesë në vendim.
Jemi të bindur se një rikthim në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë drejtori i ekipit kombëtar Pierluigi Tami për faqen e Federatës Zvicerane të Futbollit.
Kujtojmë që Xhaka u pezullua nga kombëtarja pas skandalit për falsifikim të certifikatës për COVID-19.
Krahas tij, në skuadër do të rikthehet edhe Breel Embolo. Lista zyrtare e futbollistëve të grumbulluar do të publikohet më 5 nëntor.


