EMRI/ Humb jetën tragjikisht punëtori në Pejë, e zë poshtë ashensori

Kosovë&Rajon

EMRI/ Humb jetën tragjikisht punëtori në Pejë, e zë

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë në vendin e punës, në fshatin Dubravë të Istogut, në Kosovë.

Viktima është identifikuar si Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq i Skënderajt, i cili dyshohet se është zënë nga një ashensor gjatë punës në një ndërtesë.

Pas incidentit, punëtori është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.

Rastin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:40 dhe se njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion