Rama i kërcënoi, protestuesit sërish para Kryeministrisë pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve me forcë

Protestuesit janë mbledhur sërish para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.
Edhe pse gjobat individuale ndaj tyre nuk ndalen, ashtu si dhe shoqërimet me forcë si ditën e djeshme për ata që nuk pranojnë të marrin fletën e gjobës, qytetarët sërish kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit para zyrës së tij.
Rama i kërcënoi sot sërish në krah të ambasadores së BE në Tiranë Sofia Moreira de Sousa, se gjobat administrative dhe hetimet penale ndaj tyre do vijojnë.
Gjithashtu, edhe sot protestuesit, studentët dhe qytetarë janë të vendosur për të refuzuar uljen në dialog me Ramën dhe për të mos toleruar kërkesën e tyre që ai dhe kabineti qeveritar të dorëhiqen.

