Aktori i njohur përballet me shtatë akuza të rënda/ Pas përfundimit të gjyqit, pritet të dërgohet në burg (EMRI)

Showbiz

Aktori i njohur përballet me shtatë akuza të rënda/ Pas

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është shpallur fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, pas përfundimit të gjyqit në Gjykatën e Southuark në Londër. Ai përballej me gjithsej shtatë akuza, tre për përdhunim, tre për sulm seksual dhe një për tentativë sulmi të pahijshëm.

Juria e shpalli fajtor për katër prej tyre, ndërsa për tri akuzat e tjera Brand u shpall i pafajshëm. Vendimi për fajësinë vjen pas një procesi gjyqësor ku u shqyrtuan pretendimet e disa grave për abuzime seksuale të ndodhura në periudha të ndryshme.

Sipas vendimit, Brand u shpall i pafajshëm për përdhunimin e një gruaje në një hotel në Bournemouth në vitin 1999, ku ai ndodhej për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Laburiste.

Ai u lirua gjithashtu nga akuza për tentativë sulmi të pahijshëm ndaj një gruaje në vitin 2001, pasi dyshohej se e kishte kapur nga krahu dhe e kishte tërhequr drejt tualetit.

Po ashtu, aktori u shpall i pafajshëm për akuzën e përdhunimit oral të një gruaje në tualetin e një bari në Londër, pas një feste ditëlindjeje, ku të dy kishin qenë të pranishëm.

Pas shpalljes së vendimit, vëmendja u përqendrua jashtë Gjykatës së Southuark, ku dhjetëra fotografë dhe gazetarë prisnin largimin e Brandit me automjetin e burgut.

Ndryshe nga ditët e tjera të procesit, kur ai mbërrinte në gjykatë dhe largohej në shoqërinë e njerëzve të afërt, përfshirë bashkëshorten Laura, këtë herë u largua pa ta.

Ai pritet të kalojë natën në burg, ndërsa të hënën do të dalë sërish para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pas vendimit, Prokuroria e Kurorës në Britani (CPS) reagoi përmes prokurorit të lartë David Roberts, nga njësia për përdhunimet dhe sulmet e rënda seksuale në Londër.

“Russell Brand ishte grabitqar dhe përdori statusin e tij si personazh i famshëm për të kryer krime seksuale”, deklaroi Roberts.

Ai e cilësoi Brandin si një person manipulues, i cili kërkonte të merrte atë që dëshironte, pavarësisht nëse kishte apo jo pëlqimin e grave.

“Teksa karriera e tij po merrte hov, ai shfrytëzoi mundësitë për të sulmuar seksualisht gratë që kishte përreth. Megjithëse taktikat e tij ndryshonin, në qendër të çdo sulmi ishte abuzimi me pushtetin dhe lakmia seksuale, me shpërfillje të plotë për pasojat e veprimeve të tij”, u shpreh prokurori.

Ai falënderoi gratë që denoncuan rastet dhe patën guximin të dëshmonin gjatë procesit gjyqësor, duke bërë të mundur që autori të vihej përpara drejtësisë.Aktori i njohur përballet me shtatë akuza të rënda/ PasAktori i njohur përballet me shtatë akuza të rënda/ Pas

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion