Qytetarët nuk lëshojnë sheshin, protestë sërish para Kryeministrisë

Aktualitet

Qytetarët nuk lëshojnë sheshin, protestë sërish para

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të hënë në protestë para Kryeministrisë. Si çdo ditë tashmë prej 31 majit, ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama.

Revolta qytetare ka marrë hov javët e fundit nga dalja në shesh e studentëve dhe të rinjve, sidomos në Tiranë.

Sakaq, ka patur edhe përplasja të forta me policinë, e fundit ishte protesta kombëtare e së shtunës në rrugën e Durrësit para ministrisë së Arsimit dhe përballë Kryeministrisë.

Pavarësisht presionit të forcave të rendit, të cilët kanë filluar me gjobitjen e kujtdo që del në shesh si pjesëmarrës në tubim të paligjshëm, aktivistë dhe qytetarë janë të vendosur për të mos u tutur nga kërkesat e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion