Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës Liburn Aliu, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Politikë

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës Liburn Aliu, ja

Ndryshon drejtimi i Autoritetit Portual Durrës. Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm, ndërsa në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të institucionit.

Vendimi për emërimin e Shllakut është marrë sot, më 9 nëntor, nga Bordi Drejtues i Portit të Durrësit.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Aliut dhe nuk ka një njoftim zyrtar për ndryshimin në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë, u emërua në krye të Portit të Durrësit më 27 tetor 2025, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

Ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit në Kosovë më 27 gusht 2025, vetëm një ditë pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion