A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6?/ Kryemadhi i jep fund dilemës

Monika Kryemadhi do të jetë edhe këtë vit në “shtëpinë” e Big Brother VIP Albania 6, në rolin e opinionistes.
Këtë lajm ajo e ka konfirmuar në një intervistë televizive.
“Unë them që dëshirë kam të jem, sepse kam kaluar shumë mirë… Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim.
Jam shumë e kënaqur, pavarësisht se kërkon impenjim, por është një staf shumë i mirë dhe është gjithashtu një lloj privilegji për mua.
E kam shijuar si eksperiencë dhe mendoj se ndaj edhe njerëzit më kanë pasur qejf. Të mos harrojmë që edhe ambienti me të cilin punon të jep komoditet”, u shpreh ajo, ndër të tjera.


