Protesta në Tiranë, të rinjtë ndezin zjarr para godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërhyn menjëherë policia

Aktualitet

Protesta në Tiranë, të rinjtë ndezin zjarr para godinës
Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar pasditen e sotme, teksa një grup të rinjsh kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe tym e zjarr në rrugë.

Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje për të shuar flakët, për të rikthyer rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Deri më tani nuk raportohet për shoqërime në komisariat, ndërsa policia ka rrethuar zonjën për të mbajtur situatën nën kontroll.

ME TE LEXUARAT