Nuk ndalen studentët, bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella, shkatërrohen reklamat anash rrugës
Lajmifundit
/
14 October 2026, 12:26
Aktualitet

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.
Pasi shkulën kangjellat, me to të rinjtë kanë bllokuar krejtësisht rrugën. Tashmë Rruga e Durrësit është “nën këmbët” e protestuesve, teksa makinat nuk po kalojnë.
Po ashtu, janë shkatërruar edhe kangjella të tjera e reklamat anash rrugës. Revolta e studentëve nisi me revoltë, ku pati bojkot të mësimit nga studentët dhe nxënësit. Mijëra persona ndodhen në rrugë duke protestuar.

