Protesta në Tiranë, studentët e Shkodrës bojkotojnë mësimin në shenjë mbështetjeje

Aktualitet

Protesta në Tiranë, studentët e Shkodrës bojkotojnë
Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar thirrjes për solidaritet me studentët që po protestojnë në Tiranë

Ata e cilësojnë protestën një kauzë të drejtë, që synon të sjellë ndryshime pozitive në vend, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Studentët shprehin gjithashtu shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet më tej.

ME TE LEXUARAT