Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë, efektivët hedhin ujë 'blu'
Lajmifundit
/
14 October 2026, 13:19
Aktualitet

Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë! Godasin edhe autobotin. Protestursit e maskuar kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu ata kanë goditur me gurë edhe autobotin e ujit. Uniformat blu kanë hedhur ujë 'blu' për shpërndarjen e tyre. Sakaq, një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dëgjohet të kundërshtojë shoqërimin duke thënë: “Po protestoj paqësisht”.


