“Protesta kundër qeverisë në Shqipëri”- Corriere della Sera: Dorëheqja e Edi Ramës, kërkesa kryesore e studentëve dhe të rinjve

Protestat antiqeveritare në Shqipëri kanë marrë vëmendjen edhe të medias italiane “Corriere della Sera”, e cila ka publikuar pamje nga përplasjet mes studentëve dhe policisë në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, media italiane raporton se përpara godinës së Ministrisë së Arsimit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Disa demonstrues kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur ujëhedhëset.
Gjatë përplasjeve janë djegur edhe tre kosha mbeturinash.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve ka vijuar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Corriere della Sera” raporton gjithashtu se protestës i janë bashkuar edhe qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.


