Protesta e studentëve, Demokratët Europianë ndajnë mesazhin e Marjana Koçekut

Demokratët Europianë kanë ndarë në rrjetet sociale mesazhin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku, mbi atë që po ndodh në Tiranë dy ditët e fundit teksa protesta e studentëve ka përshkallëzuar.
Demokratët Europianë ndajnë mesazhin kundër dhunës shtetërore të policisë kundër të rinjve dje në protestë, teksa disa prej tyre u gjakosën dhe një tjetër iu thye këmba gjatë shoqërimit.
Demokratët Europianë shtojnë se Rama me arrogancën e tij tregon se rruga e Shqipërisë është larg integrimit.
Reagimi i Demokratëve Europianë:
“Me arrogancën e tij, Edi #Rama po e largon #Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga rruga e saj natyrshëm evropiane.
Por diçka po ndryshon.
Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë vëmendjen te ajo që po ndodh në Shqipëri çdo ditë.”


