Procedohet kompozitori Adrian Hila, policia çon në prokurori dosjen për videot intime

Aktualitet

Procedohet kompozitori Adrian Hila, policia çon në prokurori dosjen
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprimet u morën pas publikimit të videove intime.

Mbrëmjen e së enjtes ai u mor në pyetje për sqarimin e ngjarjes, ku mësohet se ka pranuar se kishte vendosur kamera në vitin 2022 në ambient, por se ato nuk kishin më memorie për të ruajtur materiale.

Kamerat i kam vendosur për arsye sigurie, me qëllim mbrojtjen e pronës. Kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online, pra mund të kontrolloheshin online.

Burimet thanë se dëshminë e ka dhënë dhe këngëtarja e njohur Eli Fara, e cila ka kërkuar nga policia të gjejnë autorin e shpërndarjes së videove.

Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot. Nuk ka pasur dijeni për kamerat në banesë. Nga organet e drejtësisë kërkoj që të gjendet autori që ka shpërndarë materialet.

Policia në prokurori ka referuar materialet dhe për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, veprim që u mor për shkak të vendosjes së kamerave. Hetimet, bëhet e ditur, po vijojnë për të gjetur autorin e përhapjes së videove. 

ME TE LEXUARAT