Kontrolle të befasishme me dron e radarë, ndëshkohen qindra shoferë në Berat

Aktualitet

Kontrolle të befasishme me dron e radarë, ndëshkohen qindra
Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
 
Gjatë javës së fundit janë marrë nën hetim tre persona. Njëri është arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë pasi u kapën duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po gjatë kësaj periudhe, Policia ka vendosur 130 gjoba për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, 102 për parakalime të gabuara, 70 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 30 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 93 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 2 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 120 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

 

ME TE LEXUARAT