Plag'oset 14-vjeçari në Cërrik, përplaset nga një motoçikletë

Aktualitet


Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Shalës, në Njësinë Administrative Shalës, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, duke marrë plagë të rënda.

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.

I mituri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.  Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion