Zjarret "mbërthejnë" dhe Maqedoninë e Veriut, flakët po ju afrohen banesave

Politikë

Zjarret "mbërthejnë" dhe Maqedoninë e Veriut,

Flakët po shkaktojnë panik dhe në Maqedoninë e Veriut. Një vatër e madhe zjarri e rënë në pyll në afërsi të qytetit të Koçanit i është afruar shumë pranë banesave.

Disa prej banorëve janë larguar nga banesat për shkak të frikës nga zjarri.

Po ashtu një vatër tjetër zjarri është aktive në pyjet e Kokinos në Komunën e Staro Nagorçanit, Autoritetet thonë se po zhvillohet aksion për shuarjen e zjarreve, ndërsa po asiston edhe një helikopter i ushtrisë.

“Banorët e disa shtëpive në Kokino janë evakuuar. Zjarri po shuhet nga ekipet e zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, të Kumanovës, ndërsa kanë ndihmë nga ajri prej një helikopteri ushtarak”, tha Arbnor Tefiku, u.d. drejtor i QPMK-Kumanovë.

ME TE LEXUARAT