Zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni i Venecias godet Bashën dhe Metën

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni i Venecias godet Bashën dhe Metën

Komisioni I Venecias ka publikuar vendimin në lidhje me zgjedhjet locale të 30 qershorit 2019 duke goditur qëndrimin e presidentit në lidhje me shtyrjen e tyre dhe të opizitës për bojkotimin e procesit. 

Në argumentet e Komisionit tê Venecias, vlerësohet se Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetence te shqyrtoje pavlefshmerine e zgjedhjeve.

Po kështu, në mendimin e Komisionit, theksohet se e drejta e partive te marrin pjese ne zgjedhje nuk eshte detyrim; bojkoti nuk eshte i pranueshem dhe nuk mund te justifikoje cenimin e periodicitetit te zgjedhjeve; bojkoti nuk mund te kthehet ne leve te partive per te bllokuar zgjedhjet.

Po kështu, Komisioni I Venecias shprehet se e drejta e qytetareve per te votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit.

Në lidhje me qëndrimin e presidentit, Komisioni I Venecias thekson se ai nuk ka te drejte te shtyje zgjedhjet ne kushtet e mungeses se bazes ligjore; ne keto raste gjykata kushtetuese mund te konsideroje shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese.

Po kështu, në mendimin e vet, Komisioni I Venecias shprehet se vendimi i kolegjit zgjedhor qe konstaton pavlefshmerine dekretit te PR per shtyrje zgjedhjesh dhe pse s'eshte objekt shqyrtimi ne GJK nuk mund te nenvleresohet e te mos konsiderohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion