Xhaferi në zyrat e shtetit, s’kursen zyrtarët shqiptarë: Pse i lini njerëzit në radhë

Politikë

Xhaferi në zyrat e shtetit, s’kursen zyrtarët shqiptarë:

Burime nga kryeministria e Maqedonisë së Veriut bëjnë me dije se kryeministri shqiptar Talat Xhaferi ka vendosur të inspektojë shumë institucione shtetërore për të parë se në çfarë gjendje ndodhet administrata si dhe a funksionojnë si duhet.

Ky kontroll personalisht nga kryemnistri i Maqedonisë së Veriut po bëhet pasi ka shumë akuza dhe kritika se shumë administratorë nuk shkojnë fare në vendin e punës.

Ditën e sotme kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi vizitoi qendrën ku jepen pasaportat në Tetovë.

Pasi ka inspektuar qendrën ai ka pasur kritika të ashpra ndaj punonjësve pasi puna ecte ngadalë dhe radha e qytetarëve të cilët prisnin të pajiseshin me dokumentacion ishte shumë e madhe.

Xhaferi i ka kërkuar llogari shefit dhe të punësuarve në sektorin e dokumentave. Në një moment duket se Xhaferi pikas një nga të punësuar në zyrë, duke e mashtruar se ka punë, por kryeministri e largon nga zyra me nervozizëm.

Xhaferi: Ku e ke vendin e punës?

Zyrtari: Vendin e punës e kam këtu

Xhaferi: Po ç’bën këtu?

Zyrtari: Kam ardhur për disa dokumente

Xhaferi: Çfarë dokumenti? Shko te vendi i punës, se s’ke punë me dokumente, ti nuk ke punë zyrtare këtu, ti ke ardhur këtu për të pirë kafe.

Xhaferi ka pasur kritika të forta për kryeshefin e sektorit të dokumentave, Artan Nesimi në lidhje me procesin e ngadaltë në qendrën ku jepen pasaportat në Tetovë. Ai madje pyet zyrtarët se “Kush është shefi këtu?”

“Ka mungesë organizimi për kryerjen e detyrave në nivel ditor dhe institucioni përkatës në aspekt organizativ do të duhet bën përpjekje që pranimi i dokumenteve të jet në një formë dhe dhënia e dokumenteve të gatshme në formë tjetre”, – tha kryeministri Xhaferi në një deklaratë të bërë më pas.

Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve me emrin “Maqedonia e Veriut”, është detyrim për banorët, bazuar në Marrëveshjen e Prespës, ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që ishte arritur në qershor të vitit 2018.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion