Vrasja në Elbasan, Balla: PD mori në mbrojtje vrasësin, autori qëlloi edhe efektiven

Politikë

Vrasja në Elbasan, Balla: PD mori në mbrojtje vrasësin, autori

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant  Balla akuzon PD se ka marrë në mbrojtje autorin e vrasjes sot në Elbasan, të cilin e akuzon edhe për plagosjen e efektives së policisë. 

“Nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur përfaqësues të PS që janë të përfshirë në akte kriminale dhe në akte te blerjes së votës. Ajo që sapo dëgjuan veshët e shqiptarëve është akti më i rëndë I një partie politike që merr në mbrojtje një vrasës. Policia dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen e rëndë. Ato besoj se i kanë informacionet. Sot është qëlluar kundër policisë.

Dhe personi që ka qëlluar u mor në mbrojtje. Kam qenë sot në spitalin e Elbasanit për vizitë dhe jam i bindur që punonjësja e policisë është plagosur nga vrasësi i Xhuvanit. Furgonat me paramilitarë kanë bërë akte dhune në të gjithë Elbasanin. Kanë bërë kontrolle me dhunë të çdo makine. Ka dhjetëra qytetarë të Elbasanit që janë dhunuar nga këta persona sot. Unë jam informuar dje në darkë sepse gjatë kohës që qytetarët e Elbasanit derdheshin për aktivitetin politik, furgonat bënin presion. Sot kam njoftuar policinë e Elbasanit për këta persona që bënin kontrolle me armë. I takon prokurorisë dhe policisë të zbardhë ngjarjen.

Ngjarja është e qartë sepse nga vetë drejtuesi i PD u tha se vrasja u krye nga ai person. Ndjej keqardhje që PD nuk dënon vrasjen, merr në mbrojtje vrasësin. Ai person që është ndaluar nga këta persona nuk ka lidhje me PS.

Thirrja ime ndaj qytetarëve është të mos bien pre e provokimeve. Iu bëj thirrje policisë të marrë masa se furgonat janë kthyer përsëri por kanë ndryshuar ngjyrat, sërish me logon e PD. Policia ka shkuar të bëjë kontrollin dhe është përballur me plumba. Unë kam besim që policia dhe prokuroria do e bëjnë detyrën. PD duhet të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësitë. Nëse do isha në vendin e Gazment Bardhit do isha tërhequr sot nga politika“, u shpreh Balla.

ME TE LEXUARAT