Meta me kapuç në Gjirin e Lalëzit , zëdhënësi sqaron pamjet: Ishte në lokalin e kryetarit socialist

Politikë

Meta me kapuç në Gjirin e Lalëzit , zëdhënësi

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka shpjeguar pamjet që qarkulluan në media, kun kreu i shtetit shfaqej me kapuç. Kryeministri tha se në këtë mënyrë Meta takohet me subjektet e OFL.

Ndërkaq, Blushi ka publikuar një video dhe sqaron se Meta ka qenë në një lokal në fshatin Shën Pjetër, në pronësi të kryetarit socialist të Gjirit të Lalëzit. Sipas Blushit ky i fundit e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqenëse kishte ndaluar në lokalin e tij.

Reagimi i plotë:


Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku Presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime.

Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan.


Turp si përfundove kështu se ke patur goxha talent!

Mjerë Bashkia e Këlcyrës për Zëdhënësin e saj.

Për t’u qetësuar çoja SPAK-ut urgjent!

Bashkëlidhur dhe video, që ka publikuar sot Gazeta e Bashkisë Këlcyrë!

ME TE LEXUARAT