Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla: E papranueshme që një parti politike të marrë armët kundër popullit

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla: E papranueshme që një parti politike

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherazi drejtues politik për qarkun e Elbasanit u ndal këtë të enjte në një takim me banorët e fshatit Dardhë nga ku komentoi ngjarjen e një dite më parë në Elbasan ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

Balla deklaroi se kjo është një ngjarje e rëndë dhe tejet e dënueshme, që një parti politike të marrë armët kundër popullit të vet. Ai përsëriti thirrjen që askush të mos bjerë pre e provokimeve duke shtuar e papranueshme të merren armët.

“Ngjarje tepër e rëndë dhe është një akt tejet i dënueshëm që një parti politike të marrë armët kundër popullit të vet. Ky është një përshkallëzim i dhunës së përditshme nga ana e presidentit të republikës dhe opozitës.

Thirrja ime është që askush të mos bjerë pre e provokimeve sepse është e papranueshme që të merren armët. Ngjarja e djeshme nuk ka asnjë ndryshim nga 21 Janari. Mos bini pre e flamujve dhe banderoleve. Këto janë veprimet e fundit të një përpjekje për të shkaktuar rrëmujë. Më 25 Prill PS do të fitojë zgjedhjet. Do vazhdojmë punët që janë shumë të rëndësishme”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion