Voton Bujar Nishani: Atë që bëri Rama me 25 prill, e ka bërë Basha në PD

Politikë

Voton Bujar Nishani: Atë që bëri Rama me 25 prill, e ka

Ish- presidenti i vendit, Bujar Nishani ka votuar ditën e sotme, në zgjedhjet për kryetarin e PD. Për mediat ai dha një deklaratë duke krahasuar Bashën me Ramën.

“50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. Pd sot është në një rreizk të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e ka bërë brenda PD me anëtarët.

PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte... Situata në Pd është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e oamundur sot, partia ska institucionet e ankimit.  Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”, tha Nishani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion