Video/ Basha ndan mesazhin për Kuvendin Kombëtar të PD: Nesër zgjedhim të ardhmen

Politikë

Video/ Basha ndan mesazhin për Kuvendin Kombëtar të PD:

Teksa vetëm një ditë na ndan nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka postuar një video mesazh ku shprehet se nesër do të zgjidhet e ardhmja e PD-së.

Shpallja e Sali Berishës “non grata” nga SHBA, solli trazira brenda partisë demokratike, ku deputetët dhe anëtarët e kësaj partie u ndanë në dy pjesë, në mbështetës të Sali Berishës një lideri historik të kësaj partie dhe në mbështetës të Lulzim Bashës i cili aktualisht mban vulën dhe kryesimin e PD-së.

Basha mori një vendim tejet të bujshëm kur vendosi të pezullojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së që solli një kthesë të madhe për selinë blu. Berisha përveç “betejës” që nisi me SHBA për heqjen e “non grata”, paralelisht nisi edhe një “luftë” të brendshme në PD për shkarkimin e Lulzim Bashës, që sipas tij u realizua në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga vetë ai, më 11 dhjetor. Por Berisha nuk është ndalur këtu, pasi më 18  dhjetor ka thirrur një referendum për shkarkimin e Bashës nga anëtarët e partisë.

PD duket ende e ndarë mes kreut aktual dhe ish-lider Sali Berisha, pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për demokratët dhe se si do ndahen fatet e dy figurave kryesore të kësaj force politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion