“Veresie nuk ka”, pas kërcënimit Mziu mallkon qytetarët: Ishalla vdesin ata që shitën votën

Politikë

“Veresie nuk ka”, pas kërcënimit Mziu mallkon

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu pas kërcënimit që bëri para zgjedhjeve se kushdo që tenton të prekë votën do ta pësojë njësoj si ngjarja në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, këtë herë ka lëshuar një mallkim kundër atyre që votuan PS-së në 25 Prill.

Në një postim në Facebook ai ka një mesazh për shqiptarët, që nuk i besuan opozitës. “Verësie nuk ka, shko tek ai që shite votën…Kjo është një reklamë në njërin nga dyqanet e zonës, në qarkun e Dibrës” thotë Mziu.

“Veresie nuk ka”, pas kërcënimit Mziu mallkon

“Veresie nuk ka”, pas kërcënimit Mziu mallkon

Por nuk mbaron me kaq. Një qytetar ka komentuar në postimin e tij duke shkruar “ishalla vdesin”. Për fat të keq me këtë mallkim ka qenë dakord edhe deputeti i zgjedhur në Dibër, Xhelal Mziu duke i dhënë “like”, pra duke e pëlqyer. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion