Vangjel Tavo zyrtarisht kandidati i PS për bashkinë Himarë

Politikë

Vangjel Tavo zyrtarisht kandidati i PS për bashkinë Himarë

Vangjel Tavo është zyrtarisht kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë. Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë së PS mëngjesin e së hënës.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë nuk do të jenë të pazakonta vetëm për zhvillimin e tyre në mes të të nxehtit dhe në kulmin e sezonit turistik.

Ato do të jenë gjithashtu edhe zgjedhjet për të cilat partitë politike do të kenë më pak afat se herët e tjera për të zhvilluar fushatë elektorale.

Ndërsa PS tashëm e ka një kandidat zyrtar për bashkinë Himarë, ekuacioni është më i vështirë mes opozitarëve, ku Berishës i takon të vendosë nëse do të përfshihet më në betejën për këtë qytet, apo do t’ja lërë atë PBDNJ-së ta përballojë e vetme.


Skenarët paraprakë e shohin të vështirë kandidimin e djalit të Fredi Belerit nën siglën e PD-së,  dhe më të mundshëm që Vangjel Dule të dalë veçmas me këtë emër.

Pas regjistrimit të kandidatëve, në Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht, dhe do të jetë më e shkurtra ndonjëherë.

Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, dhe identifikimi i votuesve do të jetë me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion