"U mbrojt masakra zgjedhore Doshi-Rama", PD: Në Elbasan u gjet një makinë e mbushur me para dhe karta ID

Politikë

"U mbrojt masakra zgjedhore Doshi-Rama", PD: Në Elbasan u gjet

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fier, Enkelejd Alibeja vijon me akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve dhe vjedhje të tyre nga Tom Doshi dhe Qeveria aktuale, me në krye kryeministrin Rama. 

Duke iu referuar rastit të Elbasanit, ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit nga strukturat e SMV-së së PD me pretendimin që lëvizte me karta ID dhe blloqe pagesazh për të manipuluar votuesit ditën e zgjedhjeve.

Ndërkaq në deklaratë, Alibeaj bën me dije se në makinë janë gjetur prova që tregojnë sesi janë vjedhur zgjedhjet. 

 PD tregon me fakte si u mbrojt masakra zgjedhore Rama-Dosh

i DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ Te dashur qytetarë, Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë. Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet. Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit. Video 1 Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën.

Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë. Video 2 Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi. Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim. Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

ME TE LEXUARAT