Foto/ Shembet magazina e Amazon në Itali, humb jetën punëtori shqiptar

Aktualitet

Foto/ Shembet magazina e Amazon në Itali, humb jetën punëtori

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali. 

Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Foto/ Shembet magazina e Amazon në Itali, humb jetën punëtori

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshës e vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjëndje mjaft të rëndë.

Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park.

Në momentin e ngjarjes gjashtë punëtorë, mes të cilëve dhe emigranti shqiptar që punonte si kryepunëtor në këtë skuadër,, ndodheshin në ndërtesë e janë rrëzuar nga një lartësi 6 -10 metra.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj tragjedie por sipas hetimeve të para rrëzimi i një pllake betoni ka provokuar dhe shembjen e një trau mbajtës që ka çuar në shkatërrimin e të gjithë strukturës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit në Alesandrino e në Novi Ligure, ndërsa 50-vjeçari shqiptar ka mbetur viktimë.

Në vendgjarje vazhdojnë inspektimet e autoriteteve për zbardhjen e motiveve të shembjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion