U lirua nga burgu pak ditë më parë, ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri paraqitet në SPAK

Politikë

U lirua nga burgu pak ditë më parë, ish-kryebashkiaku i
Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK e ka akuzuar Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Megjithatë, pak ditë më parë Kapri fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm dhe u lirua nga burgu.

SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që e shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.

ME TE LEXUARAT