Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së

Politikë

Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi,

Silvio Gonazato Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka dhënë një mesazh magjistratëve që të mbrojnë Reformën në Drejtësi dhe ka theksuar se sipas tij, rëndësia kryesore është që të mbahet fryma e reformës dhe të mos pengohet puna e saj. Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në një event të organizaur nga Shkolla e Magjistraturës në kuadër të një projekti bashkëpunimi me shkollat më të mira të magjistratëve në Europë.

“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtëesi të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues për luftën ndaj korrupsionit por edhe luftën paralajmëruese. Është e rëndësishme që mos të lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi duke marrë parasysh dhe element që mund ta përmirësojnë ose ta pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme që ta mbrojmë. Keni të gjithë mbështetjen tonë.”-tha Gonzato.

Në fund Gonazato e ka mbyllur mesazhin e tij duke përgëzuar vajzat magjistrate, ku sipas tij, shtimi i numrit të tyre në shkollë tregon avancim dhe arritje për Shqipërinë.

“Kur erdha në ceremoninë e diplomimit më bëri përshtypje dhe mu bë qejfi që dominonin vajzat. Më bëhet qejfi që vajzat në drejtësi janë kyçi i arritjes së ndryshimeve që ka nevojë vendi.”-përfundoi Gonzato.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion