Aksioni i opozitës pas dënimit me burg të Salianjit, opozita bojkoton Komisionin e Ligjeve

Politikë

Aksioni i opozitës pas dënimit me burg të Salianjit, opozita

Opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë. Deputetët demokratë nuk morën pjesë edhe në Komisionin e Posaçëm të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Opozita e ka nisur sot aksionin pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji për veprën penale kallëzim i rremë.

“Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE. Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00.”, shkruhej në njoftimin e një dite më parë të opozitës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion