"U konfirmua masakra zgjedhore", Basha reagon pas raportit final të OSBE për 25 prillin

Politikë

"U konfirmua masakra zgjedhore", Basha reagon pas raportit final

“Një konfirmim i masakrës zgjedhore!” Kështu e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha raportin final të OSBE në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Duke renditur disa nga kokluzionet e këtij raporti, Basha thekson se ato mund të përmblidhen vetëm me dy fjalë: Masakër zgjedhore. Ai shprehet se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT